Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Isuf Tahirsylaj

10 nëntor 2024 | 15:09

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së dy ish-ushtarëve të UÇK-së, Liman Musliut dhe Naim Qorrollit.

Ai ka shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e tyre.

“Në memorien tonë, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet”, ka shkruar në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova humbi dy luftëtarë të lirisë, dy atdhedashës që i bënë ballë armikut dhe dhanë gjithçka për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, veteranët e UÇK-së Liman Musliu dhe Naim Qorrolli.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Osmani, Hoxhës Osman Musliu për vëllain shembullor, dhe të gjjthëve që patën fatin të punojnë me Limanin.

Po ashtu, ndajmë dhimbjen me familjen Qorrolli dhe bashkuftëtarët për humbjen e Naimit.

Në memorien tonë, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një postim tejet prekës e ka bërë gazetari Arsim Lani…