Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit Çapriqi
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e poetit dhe profesorit Basri Çapriqi.
Sipas tij, shuarja e Basri Çapriqit, njeriut të letrave shqipe, është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në profilin e vet në “Facebook”:
Profesori i UP’së u nda nga jeta të dielën në moshën 58 vjeçare.
Me dhembje mora lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Basri Çapriqi.
Shuarja e Basri Çapriqit, njeriut të letrave shqipe, është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare. Universiteti i Prishtinës ka humbur një punëtor të madh, një njeri të vlerave mbarëkombëtare dhe një studiues e poet të njohur në botë.
Në këto çaste të dhimbjes jemi me familjen Çapriqi dhe me miqtë e tij.
Të qoftë i lehtë dheu dhe u prehsh në paqe Basri Çapriqi.