Haradinaj: Shpresat tona mbesin te Uashingtoni!

15 korrik 2021 | 12:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, në të cilin ka përshëndetur takimin në mes të presidentit amerikan, Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ripostimin e bërë në llogarinë e vet në “Instagram”, Haradinaj ka shkruar se “shpresat tona mbesin te Uashingtoni!”.

“Takimi midis Bidenit dhe Merkelit është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, ka shkruar ai.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së: Qytetarët e Prishtinës, banues të Lagjes “Mati“…