Haradinaj: Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet
23 korrik 2018
| 19:08
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij për aksidentet e shumta rrugore që po përfundojnë me fatalitet.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka ftuar qytetarët që të bëjnë më shumë kujdes gjatë vozitjes.
“Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj, duke ngushëlluar familjarët e të aksidentuarve. Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit respektim të ligjeve”, ka shkruar Haradinaj.