Haradinaj: Shqipëria gjithmonë ka qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës
05 dhjetor 2023
| 12:43
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Ai ka theksuar se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj.