Haradinaj: Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik
01 mars 2019
| 17:04
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik.
Ai u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre.
“Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik. Me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë. Iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/