Haradinaj: Shqiptarët mbetën të përkushtuar për paqe të përhershme në rajon
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregun.
Me këtë rast, ai ka thënë se shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së.
“Në takim me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me mision nxitjen e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta në vendet e Evropës Juglindore, bashkëbiseduam për rrugën integruese të rajonit tonë dhe u njoftova me prioritetet e vitit 2019 të RCC-së për Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/