Haradinaj shqiptarëve në Mal të Zi: Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shtëpie (video)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video i është drejtuar shqiptarëve të Malësisë e të diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit të këtij viti dhe të votojnë për Forumin e Partive Shqiptare.
Haradinaj ka thënë se duke votuar numrin 5, shqiptarët si gjithëherë do të mbeten “zot shpie”.
“Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë”, ka thënë Haradinaj.
Adresimi i plotë i Haradinajt:
Shumë të respektuar vëllezër dhe motra shqiptare në Malësi e në diasporë!
Më 5 mars merret vendimi. Malësia e kombi ynë ju kërkon që gjithë ju të votoni Forumin e Partive Shqiptare. Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë.
I juaji, Ramush Haradinaj