Haradinaj: Shteti t’i intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë për zbardhjen e fatit të tyre.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook”, kjo plagë e hapur e Kosovës kërkon vëmendje urgjente.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me dhimbje të thellë motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë ende të pagjetur. Kjo plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Në këtë drejtim, ne do të punojmë pa pushim për drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Qëndrojmë gjithëherë pranë familjarëve të të zhdukurve!”, ka shkruar ai.