Haradinaj shtron iftar në Pejë
27 maj 2019
| 20:33
Kryeministri Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkëisë Islame dhe imamët e qytetit të Pejës.
“Në nderim të Muajit të shenjtë të Ramazanit sonte kam shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e komunës së Pejës. Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme dhe unike, u dëshirova atyre agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.