Haradinaj shtron iftar për BIK-un

20 maj 2020 | 21:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shtruar sonte iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës”.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja…