Haradinaj: Si dëshmitar në Hagë janë paraqitur edhe njerëz që janë kërkuar nga Interpoli

24 prill 2025 | 11:26

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se në procesin ndaj sh-krerëve të UÇK-së në Hagë janë paraqitur si dëshmitar edhe njerëz që kanë qenë zyrtarisht të kërkuar nga Interpoli.

Në emisionin “Ora Shtatë”, në “Klan Kosova”, Haradinaj ka përmendur disa emra.

Sipas tij, një gjë e tillë është e çuditshme.

“Shiko, rasti i Sekiraqës, është rasti i fundit që po e përmendi, ka raste shumë ma eklatante. Në Gjykatë dhe Prokurori, kanë qenë dëshmitarë njerëz të kërkuar zyrtarisht edhe nga Interpoli, dhe ata janë Muharrem Ibra për shembull, është Miomiri. Prandaj po them se ky është i fundit. Interpoli thotë se nuk e dinë vendin se ku janë ata, derisa këta dy sillen si dëshmitarë në Hagë. Kjo është ajo që është edhe më eklatante dhe nuk mund të merret me mend. Sekiraqa është i mrami, edhe po bëhet si viktimë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erëleta Memeti është transferuar në Eintracht Frankfurt, të cilit do…