Haradinaj: Si komb jemi të bekuar me vlerat tona unike
25 dhjetor 2023
| 17:09
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e ditës së Krishtlindjes ka qëndruar në Stubëll të Vitisë, tek miku i tij Franklin Rama, siç e ka quajtur ai “në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës”.
Po ashtu, Haradinaj në Zllakuqan të Klinës ka ndarë momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj.
“Familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme. “Gëzuar për shumë mot!”, ka shkruar Haradinaj.