Haradinaj si ‘sherif’, pozon me policin shqiptar në Amerikë
09 maj 2022
| 10:01
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pozuar krah një pjesëtari shqiptar të policisë amerikane.
Në fotografinë që shihni, Haradinaj ka vënë kapelën e policit dhe mban në duar emblemën e sherifit.
Haradinaj ka udhëtuar të premten e kaluar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Haradinaj në ShBA do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden, me personalitete të tjera politike e të sigurisë, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan.