Haradinaj: Siguria në vend është stabile
22 janar 2018
| 10:38
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se situata e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka indikacione për destabilizim.
“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë” është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kaluar e qetë, dhe kjo tregon që Kosova merr përgjegjësitë e saj.
Ai ka vlerësuar se rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq është duke u marrë me seriozitet nga institucionet përgjegjëse. KK