Haradinaj: Situata alarmante, Qeveria po kopjon plane
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor, pas konfirmimit të 13 rasteve me koronavirus në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Qeveria po kopjon plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat e vendit.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.
Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje.
Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!
.