Haradinaj: Situata është keq dhe drejt eskalimit
23 nëntor 2022
| 12:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për situatën e fundit në veri.
Ai ka shkruar në “Facebook” se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
“Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer”.
“Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj.