Haradinaj: Situata kërkon unifikim të të gjitha instancave shtetërore
18 mars 2020
| 14:52
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar si pasojë e koronavirusit kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve.
Ai ka deklaruar se këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh.
“Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët. Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore. Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.