![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/haradinaj-5.jpg)
Haradinaj: S’ka amnisti, duhet të ndodhë e kundërta
08 korrik 2018
| 22:52
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është befasi për të pyetja se amnistimi për krime lufte mund të jetë pjesë e bisedimeve për Serbinë.
“Nuk kam dëgjuar, nuk e di. Angazhimi ynë është e kundërta. Do ta diskutojmë edhe në Samit edhe me kryeministren May që të ketë ndëshkim të krimeve të luftës”, ka thënë Haradinaj në një deklaratë për “KTV”-në Londër.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit, që është pjesë e Procesit të Berlinit.