Haradinaj: S’ka interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme
08 maj 2018
| 14:21
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kjo parti mbetet e hapur për një platformë shtetërore për dialogun me Serbinë.
“Kam shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë në këto tryeza. Ne si AAK mbesim të hapur për një platformë të dialogut”, ka deklaruar ai, pas daljes nga tryeza e organizuar nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas Haradinajt, janë disa tema kyçe që ka nevojë për interferime.
Haradinaj i pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, ka thënë se nuk është duke parë interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nuk shoh ndonjë shenjë për mocion mosbesimi’, ka theksuar ai.
/Epoka e re/