Haradinaj: S’kemi dëshirë t’i ulim pagat, por duhet ta shpëtojmë Telekomin nga bankrotimi
21 maj 2018
| 11:26
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për gjendjen në të cilën gjendet aktualisht Telekomi i Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka dëshirë t’i ulë pagat e askujt, por sipas tij duhet të shpëtohet Telekomi.
Haradinaj ka thënë se bankrotimi eventual i Telekomit është lajm i keq për këtë kompani.
“Punëtorëve ndoshta nuk i bie shumë t’ju ulen pagat, por menaxhmentit. Nuk besoj 40 për qind, por nëse kërkohet për 10 për qind për punëtorët e 20 për qind për menaxhment, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë”, ka thënë Haradinaj.