Haradinaj: Skënder Çeku ishte vizionar e strateg
17 gusht 2023
| 11:38
Në 25-vjetorin e rënies së gjeneralmajor Skënder Çekut, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar atë, duke theksuar se rënia e tij, njëzetepesë vjet më parë, ishte humbje e madhe, por emri i tij u nderua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftë deri në çlirim.
“Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i gjeneralmajor Skënder Çekut, gërshetonte të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Rënia e tij, njëzetepesë vjet më parë, ishte humbje e madhe, por emri i tij u nderua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftë deri në çlirim. Gjeneral Skënder Çeku, faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut.