Haradinaj: Sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!
15 korrik 2023
| 16:01
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për protestën e sotme në Prishtinë.
Ai ka thënë se pushteti nuk është gjithçka.
Haradinaj ka thënë se sot është me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës.
“Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.