Haradinaj sot në Bruksel
18 dhjetor 2017
| 09:14
Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pos Haradinajt të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.