Haradinaj sot në interpelancë
15 mars 2018
| 07:38
Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mbajë seancë plenare, ku ndër të tjera është paraparë edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.
Në këtë seancë është paraparë të shqyrtohet edhe propozim-programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, pastaj për herë të parë do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Kuvendit.
Gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës, por gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.