Haradinaj: Sot në Kuvend janë kthyer Rrahman Morina dhe UDB-ja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, ka thënë se sot është një ditë e çuditshme për Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së, të përkrahur nga Lista Serbe.
“Sot jemi të sigurt që në Kuvend është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do ta vazhdojnë të mos pajtohet me këtë projektligj, ndonëse nuk i ka bërë të ditura format e kundërshtimit.
UDB-ja apo Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të atëhershëm është përgjegjëse për shumë maltretime të shqiptarëve.
Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.