Haradinaj sot vizitoi bjeshkët e Istogut (foto)
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka shfrytëzuar këtë të diel për të bërë ecje në bjeshkët e Vrellës së Istogut.
“Sot në bjeshkët e Vrellës, te Lugu i Butë pata kënaqësinë të pres kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkë me miq të tjerë, studentë, e pasionues të ecjes kaluam një ditë të bukur vikendi”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.
“Kryeministri si zakonisht ishte i mahnitur nga bukuritë natyrore që kemi në Istog dhe do na ndihmojë në disa projekte madhore”.
Dreshaj ka thënë se së shpejti pritet që rrugët për bjeshkët e Istogut të fillojnë të asfaltohen. “Dhe iu them me bindje se në një të ardhme të afërt Istogu me bukuritë e saj do jetë vendi më atraktiv për turizëm”, ka shtuar Dreshaj.