Haradinaj: Sovranitetin e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim
10 korrik 2019
| 14:21
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sovranit dhe integriteti i Kosovës është i paprekshëm.
Kjo deklaratë e Haradinajt ka ardhur në kohën e publikimit të incizimeve në të cilat dëgjohet kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa flet për planet e fshehta për ndarje të Kosovës.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/