Haradinaj: Sporti nuk njeh kufij

05 tetor 2018 | 11:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e programit “Open Fun Football Schools”, qëllimi i së cilës është integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Motoja e kësaj shkolle të futbollit, që funksionon në hapësirat kosovare nga viti 2006, ka për qëllim që përmes sportit të ulë tensionet, të rrisë tolerancën dhe të krijojë miqësi mes fëmijëve.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj, i përshëndeti të gjithë për hapjen e kësaj shkolle, duke porositur se pa marrë parasysh se këta fëmijë a janë shqiptarë, serbë, turq, rom e ashkalinj, duhet të afrohen e të jetojnë bashkë, sepse, sporti nuk njeh kufij.

“Suksese të gjithëve dhe luani sa më mirë që mundeni”, ka thënë kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve dhe nxënësve të shumtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit,…