![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/ramushi-4.jpg)
Haradinaj: Statuti i Asociacionit duhet të verifikohet në Gjykatën Kushtetuese
12 prill 2018
| 11:24
Kryeministri Ramush Haradinaj në diskutimin e organizuar nga Lëvizja Fol ka bërë me dije sot se statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës
Ai ka theksuar se ky asociacion duhet të verifikohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Statuti i Asociacionit duhet të verifikohet në Gjykatën Kushtetues. Unë e kam për detyrë për ta dërguar në kushtetuese. Nuk guxoj të shkojë kah fuqizimi i asociacionit pa marrë pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.
/Epoka e re/