Haradinaj-Stublla dhe Minxhozi diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive më 2 tetor
24 shtator 2020
| 12:23
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha.
Pjesë e diskutimit ishte edhe mbajtja e mbledhjes së dy qeverive më 2 tetor në Shkodër.
“Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive më 2 tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)