Haradinaj-Stublla diskutim virtual me homologun e saj nga Singapori

09 nëntor 2020 | 11:09

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën ka zhvilluar një takim virtual me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

”Kisha mundësi të dëgjoj më shumë kureshtje homologun Balakrishnan, i cili ndau detaje nga praktika e Singaporit në menaxhimin efektiv të pandemisë. U pajtuam që menaxhimi i pandemisë është më shumë çështje politike e sociale, sesa mjekësore – sidomos në mungesë të një trajtimi efektiv dhe të qasshëm për të gjithë, duke u zotuar se do të vazhdojmë dialogun praktik për të bashkëpunuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova dhe Singapori besojnë fuqishëm tek multilateralizmi, si një instrument për paqe dhe zhvillim. Tutje thuhet se kjo provohet edhe në këtë kohë pandemie, kur Singapori është ndër themeluesit e nismës COVAX për qasje te barabartë në vaksinën kundër Covid19, çka ndihmon vendet e vegjël dhe jo te pasur.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla ka thënë se me fokusin që Kosova ka në shndërrimin e vendit në një qendër rajonale për inovacion dhe teknologji, Singapori vjen natyrshëm si një partner i besueshëm.

”Në këtë kontekst, diskutuam edhe për inicimin dhe finalizimin e disa marrëveshjeve bilaterale, si dhe mundësinë e akreditimit të Ambasadorit Jo-Rezident të Kosovës në Singapor dhe anasjelltas”, ka thën` ministrja Haradinaj-Stublla, duke bërë të ditur se me homologun e saj janë pajtuar po ashtu që të shkëmbejnë vizita të nivelit të lartë posa të rikthehet normaliteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të…