Haradinaj-Stublla: Emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës

12 qershor 2020 | 23:15

Në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar biseda telefonike me ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright dhe ish-Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark.

Ajo ka thënë se “emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës”, derisa ka shtuar se i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës.

“Është nder i veçantë, që sot në përvjetorin e ditës historike të vendit, të zhvilloj bisedë telefonike me dy nga personalitetet kyçe që i dhanë kuptim dhe jetësim rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright, dhe ish Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark. I falënderova nga zemra, për besimin dhe përkrahjen e popullit të Kosovës në kohën e duhur dhe për mbështetjen në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë. Faleminderit!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Ramiz Kelmendi ka deklaruar se nuk ka mbet veprimtari…