Haradinaj-Stublla kërkon rol aktiv të Merkelit për dialogun dhe vizat

02 nëntor 2020 | 17:08

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, të hënën ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani.

Ajo në Berlin është pritur në takim nga Christina Beinhoff, zëvendësshefe e parë për punë të jashtme dhe siguri në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Kishim diskutime të thella rreth dy temave strategjike për Kosovën: liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, duke kërkuar edhe njëherë rolin aktiv të kancelares Merkel për t’i dhënë drejtimin e domosdoshëm strategjik epilogut të tyre”.

“E drejta e fituar e Kosovës për lëvizje të lirë duhet të formalizohet sa më parë, dhe dialogu me Serbinë nuk ka epilog tjetër pos njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe sipas rendit aktual Kushtetues si parime të panegociueshme”, ka thënë kryediplomatja Haradinaj- Stublla.

Haradinaj- Stublla, e cila në Berlin po qëndron me ftesë të homologut Heiko Maas, në emër të Republikës së Kosovës ka falënderuar Gjermaninë që vazhdon të jetë aleatja më e fuqishme e Kosovës në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…