Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë prioritetet e sigurisë

17 nëntor 2020 | 17:15

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka zhvilluar të martën një takim miqësor me Fatmir Mediu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Siguri në Evropën Juglindore dhe kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Në takim është biseduar mbi çështjet e aktualitetit politik shqiptar e rajonal, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënies vëllazërore midis Shqipërisë e Kosovës.

“Mbi këtë marrëdhënie duhet të promovojmë prioritetet e sigurisë për vendet tona e në kontekstin rajonal, dhe nevojën për Kosovën që të anëtarësohet sa më shpejtë në NATO”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

Ajo është ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Fatmir Mediut ndaj Kosovës dhe çështjeve të interesit të përbashkët kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të…