Haradinaj-Stublla: Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste

08 tetor 2023 | 18:00

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, duke u ndërlidhur me sulmet ndaj Izraelit, ka thënë se Kosova duhet ta shpallë “Hamas” organizatë terroriste.

Ajo ka thënë se kjo gjë duhet të bëhet në linjë me politikën e jashtme të ShBA-së dhe BE-së.

“Në linjë me politikën e jashtme të SHBA dhe BE, Kosova duhet të shpallë ‘Hamas’ organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës pa humbur kohë, siç kemi bërë edhe me dy krahët politik e ushtarak të ‘Hezbollah’ në vitin 2020”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit…