Haradinaj-Stublla: Kosova qëndron përkrah Austrisë
03 nëntor 2020
| 11:48
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur solidaritetin e plotë me Austrinë dhe popullin austriak pas sulmeve terroriste në Vjenë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar së mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjet e tyre. “Kosova qëndron fuqishëm përkrah Austrisë dhe vendeve të Koalicionit Global kundër Terrorizmit, kundër sulmeve qyqare kundër njerëzimit dhe lirisë. Luten gjithë qytetarët tanë në Vjenë të qëndrojnë në vende të sigurta, sipas udhëzimeve të Ambasadës sonë në Vjenë, dhe të shmangin transportin publik në Bezirk 1 dhe zonat në afërsi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.