Haradinaj-Stublla: Me njohjen e Izraelit thyhet fushata agresive e Serbisë për çnjohje të Kosovës

01 shkurt 2021 | 16:14

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në një konferencë për medie pas nënshkrimi të konkretizimi të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ka ritheksuar se kjo është një ditë historike për Kosovën.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Izraeli është shteti i 117 që njeh sovranitetin e Kosovës.

“Kosova sot po çan nyjat e bllokadës me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin – një moment ky siç e thash edhe më herët historik dhe i jashtëzakonshëm, i cili jo vetëm që e forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar por edhe rrëzon secilin argument për vendet mosnjohëse për të vazhduar me mosnjohjen e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se me njohjen e Izraelit ndalet edhe fushata agresive e Serbisë për çnjohje të pavarësisë së Kosovë.

“Me aktin e sotëm të vendosjes së këtyre marrëdhënieve diplomatike dhe konkretizimit të kësaj njohjeje Kosova thyen po ashtu edhe zinxhirin e fushatës agresive të Serbisë për çnjohjen e Republikës së Kosovës dhe po krijojmë një terren dhe horizont të ri për njohjen universale”.

“Në këtë momentum të ri të krijuar të gjitha argumentet dhe faktet historike për Kosovën po e mundin secilin paragjykim dhe e demaskojnë secilin argument të kundërshtarëve tonë që janë në dëm të shtetësisë tonë”.

“Ne duhet të jemi bashkë e njëzëri, t’i bashkojmë forcat dhe mendjet që të lartësojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësuesi i drejtorit të  përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës…