Haradinaj-Stublla në Uashington, diskuton rreth përgatitjeve për takimin e 2 shtatorit

20 gusht 2020 | 17:44

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim punë në Uashington me Ryan Tully, drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj-Stublla ka thënë se kanë diskutuar mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Uashington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”.

“SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/150454470033954

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një qëndrim të përbashkët…