Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon
29 shkurt 2024
| 20:16
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Samitin e Tiranës.
Ajo u shpreh se nuk ishte fotografi e mirë të shihej që vetëm Kosova mungonte, ndonëse sipas saj, ishte në një komunikim online.
“Unë nuk i di arsyet e kryeministrit Kurti, por nuk është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon, ndonëse ishte në një komunikim online”.
“Por, nuk e arsyeton fare abstenimin ne një samit kaq të rëndësishëm, së paku ka mundur të dërgojë zëvëndëkryeministrin Bislimi, i cili është përgjegjës për integrimin evropian”, është shprehur ajo.