Haradinaj-Stublla përkujton ushtarët britanikë që humben jetën në Kosovë

08 nëntor 2020 | 15:50

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përkujtuar të dielën ushtarët britanikë të cilët kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Haradinaj-Stublla tha se ushtarët britanikë bënë sakrificën më sublime për paqen.

“Kosova përkujton ushtarët britanikë që bënë sakrificën më sublime për paqen që gëzojmë sot të gjithë”, ka thënë ajo,

Kryediplomatja e Kosovës ka vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve britanikë për paqe, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë dhe për t’i kujtuar, për nder të tyre tashmë është ngritur edhe Memoriali i Mbretërisë së Bashkuar.

“E diela e kujtimeve shënohet në Mbretërinë e Bashkuar si një ditë për të përkujtuar kontributin për paqe që kanë dhënë ushtarakët e Komonuelthit në të dyja luftërat botërore dhe luftërat e konfliktet e mëvonshme nëpër botë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…