Haradinaj-Stublla: Po diskutohet mundësia që diaspora të vijë pa pengesa në Kosovë

07 qershor 2020 | 14:01

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti është vendosur që të hapet kufiri me Shqipërinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një, në sukses e në sfida.

Ajo ka bërë me dije se bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojnë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjen e fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.

“Me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbje ekonomike. Respektimi i masave na përshpejton vendimin e rihapjes”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Conor McGregor ka befasuar të gjithë adhuruesit e tij dhe…