Haradinaj-Stublla: Presim nga Gjermania të finalizojë çështjen e vizave
Ministrja e Punëve të jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se pret nga Gjermania të finalizojë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në një intervistë për DW, ajo ka thënë se BE-ja është vonuar me këtë proces.
“Kosova ka pritshmëri të larta nga presidenca gjermane tani që kryeson Këshillin Evropian. Çështja e liberalizimit te vizave kuptohet qe është një temë e vonuar dhe e stërvonuar. Qytetarët me të drejtë presin që Gjermania t’i japë epilogun e duhur kësaj teme. Tani qe kemi edhe një konfirmim nga Komisioni Evropian, shpresojmë që këtë muaj do te vendoset edhe në agjendë dhe shpresojmë për një epilog pozitiv.
Ai ka deklaruar edhe në presin e dialogut me Serbin presin mbështetjen e Gjermanisë. “Edhe dialogu me Serbinë është një temë e rëndësishme strategjike për të cilën kemi diskutuar dhe do të diskutojmë me zyrtarët e qeverisë gjermane dhe shpresojmë se Gjermania do t’i ndihmoje dhe zotit Lajčák që ta definojë këtë dialog. Dialogu aktual ka nevojë të definojë kohën, deri kur do të zgjasë dhe cili është epilogu final. Nëse shkojmë në këtë format, i cili është i hapur dhe nuk ka përfundim të qartë, atëherë kjo do t’i konvenojë vetëm Vuçiçit dhe Putinit, të cilët nuk dëshirojnë një epilog final te dialogut me Serbinë apo çështjes së fundit te mbetur ne Ballkan, qe është ajo e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj-Stublla.