Haradinaj-Stublla pret në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë

22 shtator 2020 | 13:52

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në një takim të parë njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në proceset tona shtetndërtuese, sidomos në përkrahjen e tyre për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, ka thënë ministrja pas takimit.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat lokale kanë pasur dhe do ta kenë vazhdueshëm përkrahjen…