
Haradinaj-Stublla: Pse duhet të fajësohet Kosova për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e saj?
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se pasojat serioze për sigurinë në veri të Kosovës janë si rezultat i dialogut të padefinuar me Serbinë.
Po ashtu, ajo ka thënë se si rezultat i kësaj është lejuar që Serbia të vazhdojë e pasanksiounar për moszbatim të marrëveshjes ekzistuese.
“Ende nuk kemi shpërbërje reale të strukturave paralele të paligjshme të Serbisë në Kosovë dhe ndërprerje të pagave nga Serbia – pavarësisht se Marrëveshja e Integrimit të Mbrojtjes Civile është nënshkruar në vitin 2015 – duke lejuar kështu fuqizimin e bandave kriminale të Serbisë për të kërcënuar dhe frikësuar serbët në veri (dhe kërcënuar sigurinë si psh. agresioni në Banjskë). Pse Kosova duhet të mbetet e bllokuar drejt BE-së e NATO-s dhe të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e vet – ndërkohë që Serbia vendosmërisht mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan?