Haradinaj-Stublla takon anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim kryesuesen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj bashkë me dy anëtaret tjera të këtij komisioni, Ariana Musliu-Shoshi dhe Fidan Jilta.
Haradinaj-Stublla ka thënë se i ka njoftuar deputetet për punën që është duke bërë Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
Postimi i plotë i saj në FB:
Pata kënaqësinë të mirëpres në takim pune kryesuesen e Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme deputeten Time Kadrijaj, bashkë me dy anëtaret deputete Ariana Musliu – Shoshi dhe Fidan Jilta.
I njoftova hollësisht deputetet për punën e deritanishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke diskutuar për të gjitha aspektet e fushëveprimit diplomatik të Kosovës dhe planet për fuqizimin e agjendës sonë shtetërore.
U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndër-institucional, në funksion të avancimit të interesit shtetëror të Kosovës në përfaqësimin jashtë vendit.