Haradinaj-Stublla takon zëvendëssekretarin e NATO-s, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi

26 qershor 2020 | 16:29

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Ajo ka thënë se NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është shprehur Haradinaj-Stublla pas këtij takimi.

“Kërkova nga z. Geoana mbështeten e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, gjersa bashkërisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që do të rezultonin në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka thënë ajo.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torinos ka njoftuar se portierit të Kosovës, Samir…