Haradinaj-Stublla uron Olta Xhaçkën për detyrën e re
05 janar 2021
| 13:35
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla , ka uruar Olta Xhaçka, me rastin e marrjes së detyrës si kryediplomate e Shqipërisë.
Me këtë rast, Haradinaj-Stublla ka thënë se beson në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë në mes të ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Pres vazhdimin e bashkëpunimin për forcimin e kauzës kombëtare në rajon, si dhe intensifikimin e koordinimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, drejt rrugës për integrimin e plotë Euro-Atlantik të shteteve tona”, ka thënë ajo.