Haradinaj-Stublla uron popullin e Latvisë për Ditën e Pavarësisë

18 nëntor 2020 | 12:20

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Kosovës dhe popullit të saj ka uruar popullin e Latvisë për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e kryediplomates kosovare, drejtuar popullit të këtij shteti, është theksuar se Kosova është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Latvinë.

Pavarësia e Kosovës është pranuar nga Republika e Latvisë më 20 shkurt 2008, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën më 11 qershor 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën statusore që po mbahet në Hagë për rastin…