Haradinaj-Stublla videokonferencë me ambasadorin Kosnett, merr përkrahje për vetingun diplomatik

17 qershor 2020 | 14:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mbajtur një videokonferencë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në këtë ministri si dhe për prioritetet e saj, duke përfshirë vetingun diplomatik.

Haradinaj-Stublla ka shtuar se “lidhja strategjike e Kosovës me ShBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika”, raporton “Epoka e re”

“Në një videokonferencë shumë përmbajtjesore dhe të përzemërt me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me ShBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika. E njoftova Ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të vetingut diplomatik”.

“U dakorduam që të thellojmë e fuqizojmë bashkëpunimin bilateral, sidomos në koordinimin dhe përafrimin e objektivave të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndërtimin e bashkëpunimit me mekanizmat e NATO-s”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është duke raportuar…